Busta Rhymes është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, pasi pretendohet se ai ka goditur me një shishe punonjësin e një palestre.
Ky incident mendohet të ketë ndodhur kur reperi 43-vjeçar ka qënë duke u ushtruar fizikisht në “Steel Gym”.
Busta ka sulmuar punonjësin e palestrës pas një zënke që ka pasur me të. Sipas policisë, ai e ka goditur punonjësin me shishe mbrapa kokës, por fatmirësisht ai nuk ka pasur ndonjë dëmtim serioz.
Sipas dëshmitarëve okularë, mendohet se i gjithë sherri ka nisur pasi punonjësi i palestrës nuk ka lejuar kameramanin e reperit ta filmonte atë gjatë kohës që po ushtrohej fizikisht