Arrestohet avokati që kërcënonte Sokol Ballën

Një avokat nga qyteti i Durrësit u vu në pranga pasi në mënyrë të vazhdueshme përndiqte me mesazhe gazetarin Sokol Balla.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit arrestuan në flagrancë avokatin 62-vjeçar Ilir Malindi, banues në qytetin bregdetar.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Malindi i ka dërguar mesazhe të shumta kërcënuese përmes telefonit gazetarit të njohur Balla.
Avokati kërkonte të kishte akses në emisionin politik që Balla drejton në Top-Channel, për disa çështje të tijat, por gazetari ka refuzuar.
Nga ky moment kanë nisur edhe mesazhet e avokatit drejt Sokol Ballës.
Materialet procedurale në ngarkim të avokatit i kaluan Prokurorisë së Durrësit e cila do ta hetojë për veprën penale të “Përndjekjes”.

Advertisement