Arrestohen dy sipërmarrës, ndërtuan pa leje pranë Kopshtit Botanik

arkiv

Strukturat e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, arrestuan dy shtetas sipërmarres të një firme private dhe nisen hetimin e mirëfilltë ndaj dy punonjësve shtetërore, pasi akuzohen se ndërtuan pa leje në zonën sipër Kopshtit Botanik.

Burime policore sqarojnë se të arrestuarit janë Bilbil Kovac Hasaj, 46 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, me detyrën e sipërmarrësit të një firme private dhe Genti Cano, 44 vjec, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Inxhinier elektricist, pranë kësaj firme.

Advertisement

Arrestimi i tyre u krye, pasi këta shtetas dyshohen se kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Ndërtimit të Paligjshëm” si dhe “Shpërdorimit të detyrës”, (për disa punonjës) pasi rreth orës 11.30’ me date 27.08.2915, është konstatuar se në Selitë mbi Kopshtin Botanik, Tiranë në një kompleks tre kulla 6 + 1, të cilat po ndërtohen nga kjo firma private, po kryenin punime pa leje ndërtimi.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Komisariati i Policisë Nr.1 dhe Seksioni Kundër Korrupsionit, rezultoi se kjo firmë nuk dispononte leje nga institucionet përkatëse. Aktualisht, po vijojne hetimet per zbardhjen e plote te rastit.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprat penale të  “Ndërtimit të Paligjshëm” si dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 199/a dhe 248 të Kodit Penal.