Arrestohen 10 shtetas për rilidhje të paligjshme të energjisë

Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona, pasi kishin rilidhur në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike.

Kështu, sipas burimeve policore, punonjës të Komisariatit nr. 5 në Tiranë, në bashkëpunim me punonjës të Operatorit Shpërndarës të Energjisë Elektrike kanë arrestuar shtetasin Edison Ukdashi, 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë; Gëzim Ukdashi, 38 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë; Veprim Bulica, 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë; Ramadan Muja, 58 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë; Përparim Gjuta, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë; Met Metallari, 51 vjeç me banim në Tiranë; Avni Sinanaj, 56 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë; Tafil Halili , 40 vjeç lindur në Kukës dhe banues në Tiranë; Xhevat Balavija, 49 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë dhe Shyqyri Durishti 50 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Advertisement

Burime policore sqarojnë se veç arrestimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasi H.H, 55 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Pasi ky shtetas kishin rilidhur energji elektrike në një boks e cila ndodhej në Lagjen Bulcesh i ri Paskuqan nr.2 në mënyrë të paligjshme dhe pa kontratë përfitonte energji elektrike. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.