Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Çfarë rrezikon pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje?

Thursday, March 12, 2026

Ndalimi i Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, në mes të Prishtinës ka ngjallur reagime dhe shumë pikëpyetje mes fansave dhe publikut. Artisti u ndalua nga Policia e Kosovës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe aktualisht po përballet me një masë ndalimi prej 48 orësh, në kuadër të procedurave hetimore.

Sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë, posedimi apo mbajtja e paautorizuar e armëve konsiderohet vepër penale dhe mund të shoqërohet me pasoja të ndryshme ligjore. Kodi Penal parashikon dy skenarë kryesorë për raste të tilla, të cilat varen nga rrethanat dhe provat e mbledhura gjatë hetimit.

Në rastin e parë, nëse arma nuk është përdorur për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale dhe nuk ka rrethana rënduese, gjykata mund të vendosë një gjobë që mund të arrijë deri në 7,500 euro. Ndërsa në rastet më të rënda, ligji parashikon edhe dënim me burg, i cili mund të shkojë deri në pesë vite.

Megjithatë, praktika gjyqësore në Kosovë tregon se në shumë raste të armëmbajtjes së thjeshtë, sidomos kur nuk ka përdorim të armës apo rrethana agravante, vendosen masa më të buta si gjobat ose dënimet me kusht.

Ndërkohë, ndalimi 48-orësh i Gjestit konsiderohet një procedurë standarde hetimore. Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të analizojë provat dhe rrethanat e rastit për të vendosur nëse çështja do të shkojë më tej në procedurë gjyqësore apo nëse do të merren masa të tjera ndaj artistit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -