Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur arrestimit e bosit të Cosa Nostra, Messina Denaro. Meloni e ka quajtur një fitore të shtetit kundër mafies.
“Një ditë pas përvjetorit të arrestimit të Totò Riina, qeveria siguron që lufta kundër krimit dhe mafies të vazhdojë pa pushim, siç tregohet nga fakti se dispozita e parë e këtij ekzekutivi, mbrojtja e burgut të pengesës kishte të bënte pikërisht me këtë çështje”, ka thënë Meloni.
Gjithashtu edhe presidenti Sergio Mattarella ka reaguar lidhur me arrestimin e Mattteo Messina Denaro , duke theksuar se pas një bashkëpunimi të ngushtë me drejtësinë bë edhe arrestimi i bosit të mafies.
“Një tjetër kryetar i krimit të organizuar del para drejtësisë”, shtoi ai.