Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për deputetin tashmë të arrestuar Armando Prenga. Në seancën e kësaj të hëne u vendos si masë sigurie arrest shtëpie.
Avokati i Prengës, Maks Haxhia tha se ndryshimi i masës së sigurisë erdhi pas kontradiksionit të akuzës në pozicionin e tyre në lidhje me provat. “Gjykata vlerësoi se në ecurinë e deritanishme të procesit të hetimit nuk ekzistojnë arsye që të rrijë”, tha Haxhia.
Mbi Prengën rëndon akuza për plagosje të rëndë, kanosje dhe armë pa leje.