Armina: “Nuk e prisha unë martesën e Shkëlzenit.”

Armina Mevlani ka vendosur të flaës dhe mbi të gjitha të shfajësohet.

“E di që lidhja jonë është përdorur politikisht, që e kanë shfrytëzuar kundër nesh, por nuk jam unë personi i tretë që u fut Brenda çiftit”, kështu ka rrëfyer ajo në emisionin “Takimi i pasdites” të Rudina Magjistarit. Armina ka lënë të kuptohet se mardhëniet e Shkëlzenit me ish bashkëshorten e tij, Sadije Berisha ishin në rënie dhe vetëm pas kësaj, lindi dashuria e çiftit të ri me shikim të parë.
Pastaj Armina ka thënë: “Edhe unë kam vuajtur shumë, edhe Shkëlzeni gjithashtu, por e di që edhe zonja (ky qe termi që përdori për ish-gruan) ka vuajtur. Por këto janë gjëra të jetës që kështu vijnë. Ne na ka ardhur natyrale”. Duke folur për dy fëmijët e Shkëlzenit, Armina ka lënë të kuptohet se nuk i ka takuar, por se i do ata si pjesë e pazëvendësueshme e njeriut që dashuron.
Për divorcin e të dashurit të saj aktual, Armina ka folur pas një ndërhyrjeje të gjatë të Rudina Magjistarit që e ka quajtur parardhësen: një grua të mrekullueshme.
Pjesa ku gjatë intervistës, Armina u duk më e kontraktuar dhe ulte vështrimin në tokë teksa fliste, ishte kur ajo u pyet për marrëdhëniet e saj me Sali dhe Liri Berishën.
Që pas ballos së fundit presidenciale të fundvitit ku dy çiftet ishin së bashku, por u komentuan shumë sikur nuk folën me njëri-tjetrin, Armina është përpjekur të sqarojë gjithçka. Ajo ka pohuar se i ka takuar prindrit e Zenit-kështu e thërriste gjatë gjithë emisionit- dhe është ndjerë mirë me ta. “Është ndryshe kur ata që i ke njohur përmes ekranit i takon realisht” ka thënë ajo, duke ulur përsëri sytë në tokë dhe duke shtuar” “edhe Zeni i ka takuar prindërit e mi”.
Pastaj ka shtuar: Ata janë njerëz të veçantë dhe ndihesh mirë në bisedë, besoj ashtu janë ndierë edhe ata me mua. Unë dhe Zeni jemi rritur me ndjenjat e respektit për familjen”.
Ky ka qenë rrëfimi i parë televiziv i Armina Mevlanit për një ekran shqiptar. Ajo nuk e kish treguar kurrë më parë historinë e dashuris së saj, që shpesh ka pushtuar faqet e kronikës rozë. E për këtë një meritë të veçantë ka edhe drejtuesja e emisionit Rudina Magjistari, që përpos talentit të saj, ka përdorur me sa duket edhe një favor tjetër për të bindur Arminën të flasë. Pjesa e parë e intervistës ishte një dialog i gjatë publiciteti për butikun që Armina ka hapur së fundi në bllok.

Advertisement