Në postimet e shepshta të blogeres Armina Mevlanit kemi vënë re që atë e tërheq shumë stili i viteve ’40, ’50, ’60, ’70.
Dhe mbrëmë ajo është veshur me një fustan të zi dhe me aksesorët e duhur duke ju përshtatur më së miri këtij stili. “Kthim në vitet ’40. Do doja të kisha lindur në atë kohë”,- shkruan Armina në fotot që ka shpërndarë në Instastory.
Ndërsa në një video ku shfaqet duke pozuar para pasqyrës blogerja iu kërkon ndjekësve që sot ta thërrasin Daisy, pasi pamja e saj ngjason shumë me personazhin kryesor të filmit “The Great Gatsby”, Daisy-n.