Armina Mevlani, afër apo larg familjes Berisha?

Paraditen e sotme mediat vendase kanë folur për lidhjen e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, duke theksuar faktin se ajo po mbahet larg nga familja Berisha dhe pjesëtarët e saj.Kjo është vënë re gjatë çeljes së një qendre të re nga zonja Liri Berisha për trajtimin e autizmit ku ish-miss Albania u pa vetëm nën shoqërinë e partnerit të saj.
Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Shkëlzenit. Djali i ish kryeministrit i është përgjigjur mediave me një foto të postuar në Facebook, ku shfaqet së bashku me zonjën Berisha dhe me Arminën.
Nga ana tjetër, Armina e pasqyroi këtë aktivitet përmes një foto në Instagram, ku shprehet krenare dhe mbështetëse e nismave të vjehrrës së saj të ardhshme.

Advertisement