Armët e Salma Hayek

Salma Hayek, njëra prej aktoreve më të famshme të Hollywood-it është rrëfyer me zemër të hapur për botimin spanjoll të revistës V MAGAZINE, ku edhe ka pozuar për stilistin/fotografin Karl Lagerfeld me veshje të Alexander McQueen. Titulli i kopertinës është “Armët e një femre”. Salma gjithnjë është shquar për aktivitetin e saj dhe dëshirën për të ndihmuar të gjithë ato iniciativa për të mbrojtur gratë viktima të dhunës si dhe diskriminimit të emigrantëve që janë pa dokumenta. “Kam qenë një emigrante klandestine në SHBA. Kjo ka qenë për një periudhë të shkurtër kohe. Më është dashur të duroj periudhën më të keqe të jetës sime për shkak të diskriminimit racial në Hollywood. Për shumë regjizorë e producentë amerikanë ishte e paimagjinueshme që një femër meksikane të kishte një rol si protagoniste në filma”.

Advertisement