Armani, 40 vjet stilist

Giorgio Armani during the "One Night Only Roma" event, a marathon style that includes the exhibition "Eccentrico" and a fashion parade. Rome, Italy, 5 giugno 2013. ANSA/ CLAUDIO PERI

Stilisti i famshëm 80 vjeçar, Giorgio Armani ka festuar të enjten në mbrëmje 40 vjetorin e themelimit të shtëpisë së tij të modës.
Në këtë mbrëmje të veçantë të mbajtur në Milano merrnin pjesë disa prej emrave më të famshëm të botës së showbizit.
Mes tyre ishin artistë, si Tina Turner, Leonardo Dicaprio, Hilary Swank e Cate Blanchett.
Për këtë të fundit, në një intervistë për revistën “The Sunday Times”, Armani u shpreh se femrat duhet të marrin shembull nga aktorja 45 vjeçare për pamjen e saj, si një imazh natyral bukurie.
Shtëpia e modës Giorgio Armani S.p.A u themelua në vitin 1975 në Milano të Italisë. Ajo është e famshme në të gjithë botën për stilimin e veshjeve, këpucëve, orëve, aksesorëve të ndryshëm, produkteve kozmetike etj. Në vitin 2001, Giorgio Armani u shpall stilisti më i suksesshëm italian.

Advertisement