Arilena Ara ka sjellë një nga trendet e fundit të modës në ‘The Voice’, zbuloni detajin e veçantë në daljet e saj publike

 

Pas një suksesi të madh edhe në arenën ndërkombëtare, Arilena Arën këtë vit e kemi parë si trajnere të një prej skuadrave në ‘The Voice Kids Albania’.

Advertisement

Çdo të premte mbrëma këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me natyralitetin e saj, por jo vetëm. Një detaj tjetër që do të dalloni nëse keni qenë ndjekës të rregullt të talent show-it, është dhe materiali i veshjeve me të cilat ajo është shfaqur këto javë në program. Ndonëse ngjyra ka ndryshuar nga e kuqe në të zezë apo dhe gri, veshjet e Arës kanë qenë gjithmonë me shumë shkëlqim dhe lëkurë.

Ndoshta kjo zgjedhje e këngëtares ka ardhur si shkak i ‘look-ut’ të saj shumë të thjeshtë, megjithatë mund ta themi me plot gojë se ajo ka ditur si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj./revistawho.com

View this post on Instagram

✌?@voicealbania Stylist: @rezartaskifteri

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on