Me shpejtësinë e një “aeroplani” Arilena Ara duket se po ngjit shkallët e karrierës pasi viti që lamë pas ishte një sukses në karrierën e saj, duke qenë pjesë e “The Voice of Romania”, si e ftuar speciale apo edhe në 16 vjetorin e “Heaven Music” në Athinë.
Padiskutim që një tjetër arritje e saj është edhe pjesëmarrja në koncertin “Europa Plus Live” në Moskë, ku interpretoi krah artisteve ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.Por në “Lart e Poshtë” Arilena Ara ka dhënë një intervistë, pasi përmbylli koncertin në sheshin “Dëshmorët e Kombit” me rastin e Ditës së Verës.
Nder te tjera Ara ka theksuar se sa i perket jetes private tregohet gjithnje mjaft e rezervuar, madje edhe kur ndodhet jashte vendit ajo maskohet:
“Unë jam aq e çmendur dhe aq e rezervuar sa edhe kur jam jashtë Shqipërie që jo domosdoshmërisht duhet të ruaj veten, të vishem e të maskohem e bëj. Nuk mund të them që më ka marrë malli, sepse ka momente që festat private i kaloj me miqtë dhe njerëzit që dua, kështu që jeta që bëj është e bukur sepse është e mbushur me muzikë dhe ja vlen çdo sakrificë,”-perfundon kengetarja e njohur. /Revista Who/