Modelja ruse Ariana Lirey duket se e ka mbyllur kapitullin e lidhjes me Don Xhonin, që bëri bujë në media e sidomos për deklaratat e tyre pas ndarjes.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto në Instastory duke lënë të kuptohet se është fejuar. Në fotografinë e publikuar shihet dora e saj dhe e djalit që i ka vjedhur zemrën, identiteti i të cilit nuk dihet, me unaza fejese. “Kaq ishte”, shkruan Ariana në foto.
Çfarë e bën edhe më të habitshëm këtë është se postimin nga ceremonia Ariana ka vendosur ta shoqëroi me këngën e re të Don Xhonit “Dilema”. Nuk dihet nëse ceremonia martesore ka qenë e vërtetë apo ishte një provokim i radhës nga modelja.