Këngëtarja Argjentina Ramosaj e cila prej disa kohësh po përjeton një histori dashurie, së shpejti pritet të shkojë drejt altarit.
Këtë gjë e ka pohuar vetë Argjentina e cila në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi ku shkruhej në rërë “Marry me?”.
Po bashkëngjitur fotografisë ajo ka shkruar, “Sigurisht që thashë po”.
Argjentina me të dashurin e saj Dugi prej disa ditësh ndodhen me pushime në Tajlandë, ndërsa propozimi romantik për martesë është bërë në plazhin e Koh Samui Island. Më herët duke ndarë momente nga pushimet, Ramosaj e cilëson të dashurin e saj si “Dashuria ime më e madhe, miku im më i mirë…shumë me fat që të kam ty”.