Ardit Çuni në “Fan Club” ka zbuluar se Luizi ka bërë një ndërhyrje pak vite më parë.
Arditi: Gjatë gjithë këtyre ditëve unë kam marrë mesazhe të ndryshme duke më thënë variante të ndryshme të sëmundjes së Luizit, duke më dërguar edhe fakte të ndërhyrjeve që ka bërë Luizi.
Ai ka pranuar vetë madje brenda shtëpisë që ka mashtruar për këtë pjesë jashtë dhe tani po bëj lidhjen e pazëllit. Nuk di të them nëse kjo do ndikojë tek loja e tij, por kjo tregon shumë për karakterin e Luizit që unë e kam thënë është manipulator dhe përdor situatat për të arritur aty ku do.
Njerëzit vazhdojnë të besojnë akoma që ai ka diçka, por nga faktet që unë kam është që Luizi ka bërë një ndërhyrje në një spital privat pak vite më përpara, ka operuar hemorroidet, por nuk ka tumor.