Ardit Çuni, një nga konkurrentët më të fortë të “Dancing with the stars”, reagoi në Instagram pas finales së spektaklit të kërcimit, ku fituese u shpall Sara Hoxha.
Në një postim në Instagram Stories, Arditi shkruan:
“Më vjen të shkruaj shumë gjëra, pastaj them pse t’u jap material portaleve. Zgjodha pikërisht këtë moment sepse m’u bë zemra mal që realizova një nga ato performanca që i kisha ëndërruar dhe ia dolëm me shumë sukses,” shkruan ai.
“Jam i lumtur dhe krenar sepse punova fort, sepse derdha djersë për 4 muaj për të dhënë shpirtin dhe për të treguar që puna mbizotëron mbi gjithçka,” shton më tej.
Në vijim, këngëtari falenderon publikun dhe vetëm dy anëtarë të jurisë, Dalina Buzin dhe Arman Pezën, duke lënë të nënkuptuar se është i zhgënjyer nga Kledi Kadiu dhe Valbona Selimllari.
“Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krahe e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh. Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është me mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë.”