Arbër Hajdari flet për raportin që ka sot me dy ish-opinionistet e BBV.

Arbër Hajdari rikthehet edhe këtë vit në poltronin e opinionistit në Big Brother Vip Albania. Menjëherë pas përfundimit të mbrëmjes së parë të spektaklit ai ka folur për mikrofonin e “E diell”.

Më herët Arbëri ka deklaruar se nuk do ishte më pjesë e Big Brother si opinionist. I pyetur nga Ronaldo Sharka arsyen që e bëri të rikthehej sërish në karrigen e opinonistit Arbri u shpreh:

Advertisement

“Unë jam shpreh që nuk mendoj se do jem pjesë e Big-ut, por kam rimarrë ftesën dhe e kam pranuar sepse përmes Big Brother i cili është një spektakël që ka një audiencë mbarë-ndërkombëtare, uroj që të shërbejë për shoqërinë shqiptare, për të promovuar apo kritikuar dhe uroj që banorët të ngrihen në lartësinë e duhur, për të treguar kush janë dhe vlerat qytetare, intelektuale njerëzore.”

Përsa i përket marrëdhënieve me dy ish-opininistet e Big Brother, Zhaklin Lekatari dhe Balina Bodinaku, Arbëri shprehet se për rikthimin e tij në Big Brother, e ka uruar vetëm Zhaklina.

Ronaldo Sharka: Dy ish-opinionistet e BBV Zhaklina Lekatari dhe Balina Bodinaku të kanë uruar për këtë rinkofirmim të edicionit të tretë?

Arbër Hajdari: Po Zhaklina më ka uruar.