Apeli le në fuqi dënimin me 35 vjet burg për Kostandin Xhuvanin

Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Kostandin Xhuvanin. Ai u dënua me 35 – vite burg për vrasje të katërfishtë, ngjarje e ndodhur në 4 nëntor të vitit 2014 në “Rrugën e Elbasanit”, në Tiranë.

Vendimin e shkallës së parë e kishin apeluar të dyja palët si avokatët e të pandehruit dhe prokuroria. Mbrojtja e 26 – vjeçarit Xhuvani kërkoi para Gjykatës ulje të dënimit me argumetin se ka qënë në kushtet e tronditjes psiqike. Ndërsa prokuroria kundërshtoi gjykimin e shkurtuar i cili e shpëtoi Kostandin Xhuvanin nga burgimi i përjtshëm.

Advertisement

Vendimi për djalin e ish – deputetes së Partisë Socialiste Luiza Xhuvani në shkallën e parë u dha në datën 10 mars të këtij viti. Treshja e gjyqtarëve kryesuar nga Sokol Tona pranoi kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar.

Në këtë formë togat e zeza në përfundim të procesit dhanë 35 vite burg. Mëngjesit e 4 nëntorit në lokalin e natës, Ante Grand në rrugën e Elbasanit Kostandin Xhuvani qëlloi për vdekje me psitoletë katër persona, Edison Jahon dhe Enea Xhajn me të cilët u konfliktua, italianin Xhanpaolo Azola dhe mikun e tij Arbër Demiraj.