Ansambli i Këngëve dhe Valleve, risi në aktivitete e sezonit të ri artistik

Ansambli i Këngëve dhe Valleve, do të zhvillojë koncerte jo vetëm në Tiranë, por po përgatitet edhe për një turne ku do të shfaqet në qytetet kryesore të Shqipërisë, por dhe jashtë vendit.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, do të hap të shtunën skenën pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, për të nisur kështu sezonin e tij të ri artistik. Këngët dhe vallet e të gjitha trevave, do të jenë risi në këtë koncert ndërkohë që për të gjithë dashamirësit e folklorit, ansambli del në skenë nesër mbrëma nga ora 19:00 në kryeqytet. Ky Ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Në jetën e tij artistike, AKVP-ja ka rreth 100 premiera, me repertor të zgjedhur. Në harkun kohor prej 50 vjetësh, ka rreth 10,000 shfaqje të dhëna në të gjitha skenat e Shqipërisë. Në repertorin e tij janë mbi 100 valle me motive nga të gjitha trevat shqiptare, me tematikë të larmishme e koreografi të spikatur. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishëm dhe mjaft të suksesshëm në jetën e Ansamblit. Vlera të mëdha artistike ka orkestra me instrumentistë nga më të zgjedhurit. Këngëtarët interpretues kanë qenë dhe janë krenaria e vokalit shqiptar.

Advertisement