Anna Wintour, vesh të njëjtat këpucë, thuajse në cdo aktivitet që merr pjesë, që prej vitit 1994.
Megjithatë, këpucët e 66-vjecares nuk janë dosido.
Ato janë bërë me porosi sipas dëshirës së saj dhe vetëm për të.
Por edhe pse sandalet janë të firmës luksoze Manolo Blahnik, ende mbetet mister se përse ikona e modës nuk i ndërron.
Sandalet ngjyrë “nude”, me takë të vogël, u dizenjuan për Anna-n rreth dy dekada më parë nga vetë stilisti Blahnik. Për ta bërë këtë, ai ndërtoi një model druri të këmbës së Wintour dhe më pas ndërtoi këpucën mbi këtë model këmbe.