Ish-moderatorja dhe njëkohësisht administratorja e kopshtit “Diren” ku u rrah brutalisht një fëmijë vetëm 3-vjeç, Anjeza Shabani, ka rrëfyer mes lotësh në polici dinamikën e ngjarjes që ka tronditur opionin publik gjatë orëve të fundit.
Para oficerëve të policisë ajo ka pohuar dhunën e ushtruar por ka akuzuar emisionin se nuk e ka publikuar të plotë videon. Anjeza Shabani pretendon se e ka rrahur fëmijën por edhe e ka puthur më pas dhe e ka trajtuar mirë, gjë që sipas saj nuk është transmetuar në emision.
“Videoja është prerë, nuk është e plotë. Unë pasi e qëlloja edhe e kam përqafuar fëmijën. Por ai përsëri nuk pushonte. Unë nuk e dija që fëmija ishte autik. Nuk më kishin thënë. Po të shihni videot e plota shihet që unë e kam puthur dhe përqafuar disa herë. Se dija që ishte autik”, tha ajo para Policisë.

Anjeza Shabani rrezikon deri në 20 vjet burg për akuzat në fjalë. Pamjet e dhunimit të një të mituri në kopësht u transmetuan mbrëmjen e së hënës nga emisioni investigativ “Stop”.