Anjeza Shabani kërkon lirinë

Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit Diren, e cila dhunoi 3-vjeçarin duket se nuk e ka pranuar masën e arrestit me burg që ka vendosur Gjykata e Tiranës për të pasi është kallëzuar për dhunën ndaj fëmijës, nga programi investigativ “Stop”. Ditën e sotme ajo ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Apelit në të cilën ka kërkuar ndryshimin e masës së arrestit për të fituar lirinë. Ende nuk ka pasur një reagim mediatik për këtë kërkesë të Anjeza Shabanit nga Gjykata e Apelit por sipas gjasave ajo nuk mund ta fitojë këtë të drejtë pasi janë dorëzuar edhe dy kallëzime të tjera nga prindër që kanë treguar se fëmijët e tyre janë dhunuar njësoj si  vogëlushi 3-vjeçar.

Advertisement