Angli – Zbulohen detaje të dasmës mbretërore

Kryepeshkopi i Uestminsterit, arqipeshkvi i Kentërbërrit dhe kryefamullitari i Londrës do të jenë ata që do të mbajnë meshën. Pas vënies së kurorës, çifti do të shkojë në pallatin mbretëror të Bakingheit, ku Mbretëresha e Anglisë do t’i japë bekimin Mbretit të ardhshëm përpara qindra të ftuarve. Babai i Uilliams-it, Princi Charles do të organizojë më pas një mbrëmje private, e ndjekur nga një ballo, ku do të jenë të pranishëm vetëm miqtë e afërt dhe familjarët. Ata që do të duan të shikojnë nga pranë martesën mbretërore, do të kenë shumë mundësi për ta bërë këtë, ndërsa pajtoni i tyre do të udhëtojë në disa prej rrugëve dhe vendeve më piktoreske të Londrës. Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron e ka përshkruar ditën e martesës si një ditë feste për të gjithë kombin. Uilliam dhe Middleton, të dy 28-vjeçarë, lajmëruan për martesën e tyre në 16 Nëntor 2010. Ata u njohën gjatë Universitetit në vitin 2003.

Advertisement