Ministrat e financave dhe krerët e bankave qendrore të 20 vendeve më të zhvilluara do të diskutojnë mbi mënyrat për të ndalur krizën ekonomike globale. Takimi i sotëm në afërsi të Londrës i paraprin samitit të shefave të shteteve dhe të qeverive të Grupit 20, që muajin e ardhshëm do të mbahet në Londër.