Angli – Sërish përleshje mes studentëve dhe policisë

Protestuesit kanë marshuar drejt Sheshit të Parlamentit dhe kanë tentuar të përcajnë kordonet policore. Agjentët e policisë, të veshur me të zeza, janë rreshtuar prapa barrierave metalike që rrethojnë Dhomat e Parlamentit. Disa protestues, të cilët kanë hedhur fishekzjarre ndaj forcave të rendit, janë zmbrapsur nga agjentët e pajisur me kuaj. Mediat britanike raportojnë se një oficer policie është zbritur me dhunë nga kali dhe se ka mbetur i plagosur. Studentët janë mbledhur në Londër nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar për të protestuar kundër propozimit. Policia pret që ata të shkojnë deri në 20 mijë.

Advertisement