Krerët e “G20” pritet që të vendosin për vazhdimësonë e paketave stimuluese të ekonomisë globale, deri sa të mbërrijë momenti i rimëkëmbjes së sigurt të saj. Edhe pse ditët e fundit po mbërrijnë deklarime të tilla si ai i kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar apo ekspertëve të ekonomisë amerikane se ekonomia botërore po përmirësohet, financierët e G20 duan që të tregohen mjaft të kujdesshëm për të thënë se kriza ka përfunduar dhe të ndërpresin strategjinë e ndihmës stimuluese ndaj saj.