Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave hetimi do të mbulojë ngjarjet nga viti 2001 deri në korrik të këtij viti, pasi të jetë plotësuar tërheqja e trupave. “Hetimi do të jetë i pavarur, por me dyer të mbyllura për të shmangur vënien në rrezik të sigurisë kombëtare, duke nxjerrë informacione të rezervuara”, ka pohuar Brown. Kryeministri ka shtuar se komisioni hetimor do të ketë akses tek të gjitha dokumentet zyrtare.