Angli – Assange do të kundërshtojë ekstradimin

Gjykata refuzoi kërkesën e Assange për lirim me kusht. Themeluesi i Uikileaks mohon akuzat për ngacmime seksuale dhe përdhunim, të ngritura nga dy gra në Suedi. 39-vjeçari nga Australia do të mbahet në paraburgim, teksa javën e ardhshme iu caktua një seancë dëgjimore. Asanzhi deklaroi para Gjykatës së Magjistraturës në qytetin e Vestminsternit se ai do ta kundërshtojë me të gjitha mënyrat ekstradimin e tij në Suedi. Nëse gjykata e Qarkut konfirmon se mandat arresti është i ligjshëm, Assange mund të ekstradohet në Suedi. Por, procesi mund të zgjasë me muaj, veçanërisht tani që Assange ka paralajmëruar se do të kundërshtojë ekstradimin. Gjatë dëgjimit të plotë, i cili do të zgjasë disa javë, Assange do të ketë mundësinë të japë argumentet e tij kundër ekstradimit.

Advertisement