Angelina Jolie thotë se është e vështirë të punosh me Brad Pitt

Angelina Jolie kohët e fundit është angazhuar në xhirimet e filmit të saj më të ri, “By the Sea”, së bashku me bashkëshortin Brad Pitt.
FIlmi flet për një cift të pakënaqur, që gjatë pushimeve në Francë njihen me një cift të porsa martuarish.
Gjatë një interviste, Angelina ka treguar se si ndihet në rolin e regjisore.
“Kishte disa momente kur udhëzoja edhe veten edhe atë për skenat me debate dhe përpiqesha ti nxirrja në pah pjesën agresive, ishte shumë e rëndë.”
Më pas ajo ka thënë se së bashku me Brad është përpjekur të nxjerrë më të mirën nga cdo situatë.
“Bënim herë pas here shaka me ekipin, sikur ata ishin në një shtëpi ku prindërit debatojnë dhe asnjëri prej tyre nuk dinte ku të fshihej.
“Jemi krenarë për veten sepse patëm guximin ta provonim. Mendoj se “By the Sea” ka qenë filmi më i vështirë për mua.”

Advertisement