Angelina Jolie tashmë edhe profesoreshë

Studentët e Universitetit të Georgetown do të kenë fatin të kenë një profesoreshë si Angelina Jolie. Sipas HollywoodLife.com dhe US Weekly, Jolie ka firmosur një marrëveshje me drejtuesit e universitetit dhe këtë vjeshtë do të nisë të japë mësim aty. Melanne Verveer, drejtoresha ekzekutive e Institutit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Georgetown, ka thënë për mediat: “Ishte një kënaqësi për mua të takoja Angelina-n gjatë udhëtimit të fundit në Londër. Aty hodhëm idenë e bashkëpunimit mes universitetit tonë dhe aktores”.

Advertisement