Angelina Jolie do të rikthehet në filmin “Maleficent 2”. Skenaristja Linda Woolverton, që ka punuar në filmin e parë, do të punojë përsëri për filmin e dytë, këtë herë në bashkëpunim me “Disney”-n. “Maleficent” ka arkëtuar 758 $ nga shfaqja e tij. Peter Bradshaw ka thënë për “The Guardian” se Jolie është kthyer në Sophie Lorenin e kohëve të sotme. Angeline është shfaqur vitet e fundit në drejtime të ndryshme në ekran. E mesa duket këtë herë do ta shohim në “Disney”. “Disney” nuk ka dhënë detaje rreth vazhdimit të filmit, vetëm ka konfirmuar se është duke punuar për prodhimin në versione të reja edhe të “Tinker Bell”, “Dumbo” dhe “Mary Poppins”.