Angelina Jolie nuk ka dashur fëmijë

Angelina Jolie ka treguar në një intervistë për Associated Press se nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë veten me fëmijë.
Por gjithcka ndryshoi në vitin 2000, gjatë xhirimeve për filmin “Lara Croft: Tomb Raider”, në Kamboxhia.
“Ardhja ime në Kamboxhia më ndryshoi. Më ndryshoi perspektivën. Kuptova se kishte aq shumë gjëra nga historia që nuk i kisha mësuar dot në shkollë, dhe aq shumë gjëra nga jeta që më duhej ti kuptoja.”
Jolie ka thënë se ai udhëtim i tregoi se sa pak dinte ajo, dhe aty nisi udhëtimi i saj në kërkim të dijes.
“është e cuditshme që nuk kam dashur ndonjëherë të kem fëmijë. Nuk doja të isha shtatëzënë. Nuk isha kujdesur ndonjëherë për fëmijë. Kurrë nuk e kisha menduar veten si mama.”
Kjo ndryshoi teksa ajo po luante me disa fëmijë të një shkolle në Kamboxhia.
“Aty u bë shumë e qartë për mua, që im bir ndodhej diku në atë shtet.”
Në 2002, Jolie adoptoi djalin e saj të madh, Maddox; disa vite më vonë, vajzën, Zahara, nga Etiopia.
Në 2007 së bashku me bashkëshortin e saj,  Brad Pitt, adoptuan Pax nga Vietnami.
Cifti gjithashtu solli në jetë tre fëmijë: Shiloh, dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

Advertisement