Angelina Jolie harron Brad Pitt dhe gjen qetësi në krahet e një tjetër aktori (Foto)

Mesa duket ylli i kinematografisë botërore, Angelina Jolie e ka hedhur pas krahëve ndarjen nga Brad Pitt, duke i dhënë mundësi vetes të krijojë një lidhje të re.

Bëhet fjalë për aktorin 33-vjeçar, Garrett Hedlund, për të cilin disa burime shumë të afërta me aktoren Angelina Jolie, thanë se ajo dhe Hedlund janë çifti perfekt.

Advertisement

“Fillimisht ata shkëmbyen e-maile me njëri-tjetrin më pas filluan të planifikonin një darkë, ndërsa Garret po bën çdo lëvizje. Angelina po e shijon shumë vëmendjen e tij. Ai është si një Brad Pitt më i ri dhe më i bukur”,- thanë disa burime për “Radar Online”.

Si për ironi, roli i parë në kinema i Hedlund ishte në filmin “Troy”, në të cilin ka luajtur edhe Brad Pitt. Angelina mendohet se është njohur për herë të parë me Garret gjatë xhirimeve të filmit “Unbroken” në vitin 2014, ku ajo ishte regjisorja.