Angela Martini gjithnjë ka qenë e rezervuar sa i takon jetës së saj private, por kjo gjë duket se tashmë ka ndryshuar.
Angela ka postuar së fundmi në Instagram një foto ku shfaqen dy duar të kryqëzuara dhe ajo që bie në sy është një tatuazh në formë zemre, gjysma e së cilës është në njërën dorë e gjysma në dorën tjetër.
Nga fotoja dallohet qartë që njëra dorë është dorë mashkulli dhe tjetra dorë femre, prandaj mund të themi që Angela na tregoi një “pjesë” të të dashurit të saj.
Në postim, ajo nuk ka shkruar asgjë, përveç dy zemrave, duke lënë përsëri një enigmë.