Kohët e fundit në media është përfolur për një shtatzani të mundshme të Angela Martinit.
Modelja e ka bërë publike lidhjen e saj të fundit të dashurisë që në hapat e saj të para, duke ndarë me fansat virtualë, shumë prej momenteve romantike që kalon me njeriun e zemrës.
Meqenëse ajo po hedh hapa të sigurt, nuk munguan aludimet se modelja shkodrane mund të jetë shtatzënë.
Por Angela ka hedhur poshtë zërat se mund të jetë shtatzënë, duke u shprehur se ajo është shumë tradicionale në lidhje me këtë situatë dhe preferon të martohet përpara se të ketë fëmijë.
Angela Martini nuk është shtatzënë
Friday, December 5, 2025
SourceTop Channel
- Advertisment -


