Angela Martini ka qenë gjithnjë në vëmendjen e mediave për pamjen e saj super seksi si dhe për martesën me miliarderin rumun Dragos Savulescu. Angela Martini kurorëzoi historinë e dashurisë me miliardierin romun në dhjetor të 2017-ës në një ceremoni private dhe aspak të zakontë në Las Vegas. Por së fundmi po përflitet se ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj.
Dhe dyshimet kanë filluar të lindin nga llogaria personale e modeles në Instagram. Nëse i hedhim një sy profilit të saj shohim se fotoja e fundit e saj me bashkëshortin ështe datës 1 nëntor 2018 ne ditëlindjen e Savulescu. Nëse më parë supermodelja publikonte foto e video të shumta me atë që e cilësonte si mashkullin e ëndërrave të saj, prej muajsh tashmë asnjë moment i till nuk figuron në profilin e Martinit ku ndiqet nga mbi 410 mijë njerëz. Nga ana tjetër producenti rumun i filmit e ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram.
/Syri/