Angela Martini dhe historia e dashurisë me 58-vjeçarin amerikan

Angela Martini tashmë nuk është më vetëm.

Ajo i ka mbajtur gjithmonë të fshehura lidhjet e saj me persona të pasur. Por këtë herë, ka rënë “pre” e fotografëve së bashku me të dashurin e saj.

Advertisement

Ai është një personazh mjaft i famshëm i botës së muzikës. Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Russell Simmons, një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës rap në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fotografitë e publikuara shihet Martini dhe Simmons në krah të njëri-tjetrit, në kohë dhe momente të ndryshme.

Mendohet se ata kanë disa kohë që e mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, por janë shfaqur së bashku në ditëlindjen e këngëtares së famshme Tony Braxton disa ditë më parë.

Kjo ka ngritur dyshimet për një lidhje mes shkodranes dhe biznesmenit amerikan, lidhje e cila vërtetohet nga fotografitë e shumta që çifti ka bërë në periudha të ndryshme.