Andy Murray është bërë baba, pasi bashkëshortja e tij, Kim lindi një vajzë, fëmija i parë i çiftit.
Ylli i tenisit kishte premtuar se do të braktiste Australian Open nëse bashkëshortja e tij do të lindte gjatë turit. Dhe pasi humbi në finale ai tha se do të ishte ‘fluturimi i tij i parë në shtëpi’, në një mesazh emocional.
Vajza e Murray ka lindur mbrëmjen e të dielës, sipas raportimeve të medias ndërkombëtare. Vajza, e cila nuk ka emër ende, është më e vogla e familjes së tenistëve Murray.