Këngëtarja amerikane Anastacia ka folur për herë të parë për presionin që ekziston në industrinë e muzikës dhe përpjekjen e yjeve për t’u dukur gjithnjë të rinj.
Në një intervistë për “Daily Star”, 47-vjeçarja rrëfeu se dikur ishte e varur nga përdorimi i botoksit ndërsa zbuloi se që në fillimet e karrierës, ata që e menaxhonin kishte gënjyer për moshën e saj.
“Gënjyen që në fillim për moshën dhe të gjithë e besuan. Të gjithë mendonin se isha 20-vjeç kur në të vërtetë isha në mesin e të 30-ve”, tha Anastacia për gazetën.
Ndërsa sa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale, ylli i hitit “Left Outside Alone” tha se kur ishte në të 30-at përdorte shumë botoks.
“Përdorja aq shumë botoks sa erdhi një moment që nuk e njihja më veten. Atëherë vendosa të ndaloj, por e pranoj që kisha krijuar varësi ndaj botoksit”, tha këngëtarja për “Daily Star”.