Fejesa e Millie Bobby Brown me të dashurin e saj Jake Bongiovi, është kryefjala e momentit në mediat botërore.
Aktori, 20 vjeçar nuk është i panjohur, pasi është djali i legjendës së viteve 80, Jon Bon Jovi.
Por ndërsa familja Bon Jovi duket të jetë një nga më të njohurat duket se kanë pasur edhe betejat e tyre. 61 vjeçari, ka treguar më parë betejat e tij me shëndetin mendor, si dhe ka rrëfuer se vajza e tij Stephanie u shtrua në spital pas një mbidoze droge.
Bon Jovi dhe gruaja e tij Dorethea janë një nga çiftet më jetëgjatë të Hollivudit, pasi vijojnë të jenë të martuar për 34 vjet. Të dashuruar që në shkollë të mesme, ato u martuan në Las Vegas në vitin 1989 pas nëntë vitesh së bashku dhe kanë katër fëmijë, Stephanie, 30, Jesse, 28, Jake, 20 dhe Romeo, 19 vjeç.
Dorothea më parë zbuloi se ajo dhe Jon u përpoqën t’i mbanin fëmijët e tyre larg nga qendra e vëmendjes.
“Asnjëherë nuk kam drejtuar me gisht televizorin dhe nuk kam thënë: “Ja babi!” Ne përpiqemi shumë vetëm për t’u dhënë fëmijëve tanë një jetë normale.’
Në vitin 2012, fëmija i madh i Jon dhe Dorethea, Stephanie, i cili ishte 19 vjeç në atë kohë, u shtrua në spital pasi mori opioidë. Duke folur për këtë, Bon Jovi tha: “Ishte e tmerrshme, një moment i tmerrshëm. Ishte momenti im më i keq si baba.
Në vitin 2016, Bon Jovi foli për betejat e tij me shëndetin mendor, duke pranuar se ato vite ishin “më të këqijat e jetës së tij”.
Ai tha për The Mirror: “Ishte një kohë shumë e vështirë nga e cila ende nuk jam rikthyer plotësisht, por gruaja ime ka qenë fenomenale. Pa të, nuk jam i sigurt se si do t’ia kisha dalë mbanë.’
Ylli gjithashtu ka treguar më parë se pësoi një avari në vitin 1991, pasi mbeti i rraskapitur nga publikimi i albumit të tretë dhe të turneut. Ai ka treguar se kishte menduar të vetëvritej duke u hedhur nga një makinë.
Ylli i rock-ut Jon, emri i plotë i të cilit është John Francis Bongiovi Jr, është marrë me aktrim, por njihet më së shumti si themeluesi dhe frontmeni i grupit të tij Bon Jovi. Ai formoi grupin në vitin 1983 me David Bryan, Tico Torres, Phil X dhe basistin Hugh McDonald.
Jon bëri gjithashtu debutimin e tij solo me albumin e tij të vitit 1990 Blaze of Glory dhe ka pasur një sërë hitesh të mëdha me grupin e tij, duke përfshirë It’s My Life dhe Livin’ On A Prayer.
Gruaja e tij Dorothea punon si instruktore karateje në Nju Xhersi dhe dyshja u takuan për herë të parë kur ishin në shkollë së bashku. Pavarësisht nga betejat e familjes Bon Jovi, ata kanë dëshmuar se janë një nga çiftet më të lidhura dhe më jetëgjatë.
Jon dhe gruaja e tij drejtojnë Fondacionin ‘Jon Bon Jovi Soul’, i cili synon t’i japë fund urisë për të pastrehëve, duke ofruar vakte falas në restorantet e tyre Soul Kitchen.