Ami dhe Ermali pushime “të bardha”

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, i kanë mundësuar vetes disa ditë pushimesh në dëborë në Alpet Dolomiti në Itali.

Ka qenë Ermali ai që në profilin e tij në Facebook ka postuar disa fotorafi nga pushimet e tyre, ku bie në sy mungesa e djalit të tyre, Joel. Bashkëngjitur fotografive Ermali shkruan, “Sa keq që në Shqipëri nuk mund të bësh dot ski. Ndoshta kemi vende më të bukura se Alpet Dolomiti”. Së fundmi Ami është e përfshirë në drejtimin e spektaklit “Dancing with the stars”, ndërsa Ermali në drejtimin e emisionit “6 ditë pa Ermalin” si dhe në një sërë aktivitetesh të tjera.

Advertisement