Ky po që ishte gabim!
Amber Rose e ka gjetur veten në një situatë të vështirë, pasi publikoi gabimisht numrin e saj personal të telefonit në Twitter, ku ka 3.1 milionë fansa.
Edhe pse brenda pak minutash ai postim u fshi, nuk qe e mjaftueshme që fansat e saj mos të mbanin shënim numrin.
Fansat menjëherë kanë nisur me telefonatat dhe dërgimin e sms-ve, por tashmë numri ka dalë jashtë shërbimit.