Amber Rose flet për gjoksin e saj, tregon dhe numrin!

Amber Rose është shumë krenare për linjat dhe trupin e saj, dhe këtë nuk lë rast pa e treguar.
Modelja 31 vjecare ka qenë e ftuar në programin “Good Work”, ku ka ndarë me publikun disa informacione personale.
“Jam masa 36H, natyrale”, ka thënë ajo.
Pavarësisht masës voluminoze, Amber nuk përjashton mundësinë e një operacioni plastik në të ardhmen.
“Kjo zonë këtu është lëkurë”, ka shpjeguar ajo duke treguar anash gjoksit.
“Dua që ta mbush. Megjithatë nuk e di nëse do të bëj operacion plastik, sepse gjoksin e kam shumë mirë natyral.”
Vec bisedës rreth gjoksit ajo ka folur edhe për të pasmet e saj. Madje e ka lënë moderatorin RuPaul që ta prekë.

Advertisement