Tre muaj më parë Almeda dhe partneri i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Efehan.

Që prej atij momenti bukuroshja shqiptare nuk ka ngurruar të zbulojë pamje të ndryshme të të voglit, i cili duket se është duke i dhuruar Abazit periudhën më të bukur të jetës së saj.

Së fundmi Almeda ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale portretin më të bukur familjar, ku shfaqet e lumtur me Efehan në krah dhe Tolgahan pranë.

/BalkanWeb/