Prezantuesja Alketa Vejsiu është gati për t’u rikthyer në ekran dhe për një sezon të ri televiziv. Projekti që do të vijë në ekranin e TV Klan do të jetë programi i fëmijëve “Në kurthin e Piter Pan” që do të nisë transmetimin të hënën e 18 shkurtit.
Por siç ka thënë edhe vet prezantuesja, ky do të jetë vetëm fillimi i një sezoni 2019-2020 për të cilin ka shumë projekte televizive në mendje. Alketa e ka publikuar njoftimin në llogarinë e saj në Instagram, bashkëngjitur një fotoje në ambientet hyrëse të Tv Klan.