Këngëtarja Alicia Keys nuk është më i njëjti person që pas momentit që u afrua me njerëzit që vdisnin nga SIDA në Afrikë.
Këngëtarja e “Girls on Fire” është gjithashtu themeluesja e “Keep a Child Alive”, një organizatë që ndihmon njerëzit e varfër që janë të infektuar me virusin HIV apo SIDA, të cilët nuk mund të blejnë dot ilaçe.
“MTV më ftoi në Afrikën Jugore për të bërë një program i titulluar “Staying Alive”, në të cilin flitej për temën e Sidës. Vizitova klinika kur gratë që ishin shtatzënë apo kishin lindur fëmijë me HIV. Nënat kërkonin ilaçe që të mbanin gjallë fëmijët e tyre. Edhe pse 20 vjeçe, për herë të parë në jetën time kuptova çfarë ishte padrejtësia… Si kishte mundësi që ekzistonte një ilaç që shëron këtë sëmundje, por nuk mund ta blije se ishe i varfër? Ishte si një dënim me vdekje për mua… Që pas asaj vizite, unë nuk isha më e njëjta..”.