Algjeri – OPEK do të ruajë kuotën e prodhimit

“OPEK-u do të marrë në konsideratë situatën e ekonomisë botërore. Nëse deri atëhere ekonomia do të forcohet kjo është një gjë e mirë dhe do të ishte në favor të vendimit për të mos ndryshuar kuotat”, deklaroi Khelil në Algjeri. “Nëse cmimet mbeten në këtë nivel ose pak më poshtë këtij pragu, mendoj se është një gjë e mirë sepse nuk duhet harruar se ekonomia botërore është në rënie”, shtoi ai. Organizata e Vëndeve Eksportuese të Naftës që siguron 40% të arit të zi në rang botëror, ruajti më 15 mars objektivin e tij, për një tavan prodhimi prej 24,84 milionë fucish në ditë.

Advertisement