Albumi parë i Ed Sheeran, në shitje për…

Kopja e albumit të parë nga këngëtari Ed Sheeran ka dalë në shitje.

Advertisement

Ka dalë në shitje kopja e albumit të parë të këngëtarit Ed Sheeran. “Spinning Man”, titullohet albumi i cili ishte realizuar në vitin 2004, kur ai ishte vetëm 13 vjeçar. Pothuajse të gjitha këngët kanë të bëjnë me ndarjen e tij nga ish-e dashura, ndërsa mendohet se ai mund të ketë 19 kopje prej 20.

Vlera e albumit ka arritur shifrën prej 10 mijë dollarë, e cila përmban këngë të cilat janë realizuar në fillim të karrierës së tij, shkruan Mirror.

Burimi: Lajmi.net